Merr Pjese Ne Eventin Me Te Bukur Te Vitit Dhe Perjeto Transformimin Shpirteror Qe Gjithmone Ke Enderruar

  • Ke degjuar per Yogen por di pak per ate?
  • Di shume per Yogen por nuk e ke praktikuar?
  • Praktikon Yogen por deshiron te mesosh me shume?

Ke ardhur ne vendin e duhur. Ne datat 22-23 Qershor organizohet ne Tirane, prane Liqenit Artificial, Festivali i Yoges nen drejtimin e nje prej mesuesve me te mire ne bote, Yogi Shivakhanda dhe pjesmarrjen e dy instruktoreve te mrekullueshem te Yoges; njera nga Shqiperia e tjetri nga Zvicra.

Yogi vjen ne Tirane per here te dyte dhe kete radhe ka ne plan te organizoje nje event qe do te mbahet mend gjate. Te besh Yoga me Yogi Shivakhandan eshte nje eksperience e jashtezakonshme. Trupi shtrihet ne limite qe nuk i kishe besuar me pare, mendja hyn ne relaks te thelle dhe shpirti gjen paqen e deshiruar.

Oferta e Vlefshme Per 3 Dite!

-
Days
-
Hours
-
Minutes
-
Seconds

Meso Yoga Per Vetem Dy Dite 

Shumica e pjesmarresve ne eventin e vitit te shkuar nuk kishin praktikuar Yoga me pare e megjithate shume shpejt mesuan pozicionet me te rendesishme (Asanas). Yogi ka aftesine t'i bej gjerat te thjeshta dhe argetuese.

Yoga eshte me shume se vetem ushtrime. Edhe i qeshuri me shpirt eshte nje forme e Yogas. Kercimi spontan dhe pa paragjykim eshte po ashtu nje forme e Yogas. 

Pas nje seance Yoga çdo pjese e trupit eshte e relaksuar dhe ti ndien energjine jetesore te rrjedhi ne te gjitha anet. Ata qe takon pasi ke praktikuar Yoga dallojne tek ty nje gje te veçante qe nuk dine t'i japin shpjegim.

Mesoje kete art te lashte dhe praktikoje ne jeten tende per te patur efekte te jashtezakonshme. Nga kush me mire se Yogi mund te mesoje Yoga? Ai eshte i apasionuar dhe ka njohuri shume te thella, njohuri qe do t'i ndaj me ty gjate dy diteve te Yoga Fest.

 

Organizimi i Ketij Viti Do Jete Akoma Me i Bukur 

Vitin e shkuar organizuam ne Tirane nje spektakel te jashtezakonshem ngjyrash, energjie dhe shpirtrash te lire. Ishte nje event spontan qe askush nuk mendonte se do kthehej ne sukses. E megjithate me shume se 500 persona pergjate dy diteve moren pjese ne seanca Yoga ne ajer te paster dhe mesuan pozicionet me te avancuara te Yoges Indiane. 

Modeli i ketij viti eshte ne formen e nje festivali dy ditor. Seicilen dite eventi do te zgjasi 4 ore, kohe gjate se ciles do te bejme Yoga, Meditim, do te kercejme dhe kendojme nen tingujt e muzikes Indiane. Gjate pushimeve do te kete ushqim dhe pije te lehta. Te ftuar te ndryshem do te ngjiten ne skene per te folur mbi eksperiencat e tyre shpirterore. Ju do te keni mundesine te flisni me te ftuarit dhe te shkembeni eksperiencat tuaja.

Rrugetimi Shpirteror i Yogit

I lindur ne nje familje Kshatriyas (Kings or the Warriors) ne kembet e Himalajave, yogi filloi te mesonte Meditimin dhe recitimin e Mantrave qe ne moshen tre vjeçare. Ne moshen tete vjeçari ai shkoi ne nje shkolle Manastir dhe studioi aty per me shume se tete vjet. I jati, duke qene nje zyrtar i Ministrise se Shendetesise gjithmone donte qe Yogi te behej doktor por fati kishte ruajtur te tjera plane per ate.

Me vone Yogi kaloi shume vite ne vargmalet e Himalajave ku studioi, jetoi ne tempuj te ndryshem Hindu (Ashrams). Per me shume se kater vite Yogi dha mesime Yoge ne Kine dhe Hong Kong. Ai ka organizuar trajnime per Pranayama, Meditim dhe Yoga rreth botes ne: Nepal, Bali, Tailand, Maldive, France, Zvicer, Itali, Gjermani, Suedi, Bullgari, Shqiperi etj  

Ai akoma mendon qe disi ka permbushur endren e babait te vete per tu bere doktor sepse sherbimi qe kryen eshte pak a shume ai i nje doktori.

Nga Bodybuilder Ne Yoga-Lover, Historia Prekese e Jurit,  

Juri Fischer i takon fiseve Gjermane qe emigruan ne Uzbekistan gjate mbreterimit te Careshe Ekaterines e cila ishte me origjine Gjermane. I jati ishte nje kampion mundje qe i kerkonte gjithmone te ishte i pari ne çdo gje qe bente dhe Juri u dashurua me sportet. Pas viteve 90 familja e tij u rikthye ne Gjermani dhe me vone Juri levizi ne Zvicer ku punoi si ekonomist i larte ne banka te ndryshme. Juri merrej me Bodybuilding dhe kurre nuk kishte menduar te merrej me Yoga.

Gruaja e Jurit, Lily, filloi te merrej me Yoga dhe pas nje kembengulje te gjate bindi Jurin ta provonte. Fillimisht ai mendonte se Joga ishte nje aktivitet vetem per femra por shume shpejt u dashurua me Yogan. Ne Tetor 2016 Juri mori pjese ne nje peligrinazh te drejtuar nga Yogi Shivakhandaudhetoi ne Himalaja, Indi. Aty ai perjetoi nje transformim te forte shpirteror dhe nga ai udhetim nuk pati me kthim mbrapa. Sot Juri eshte mesues i Yogas dhe masazhator profesionist. Edhe Juri do jete ne Yoga Fest per te ndare eksperincen e tij me ne.


Çfare Thone Pjesmarresit E Eventit Te Vjetshem?

Fleura Shkembi, Psikologe

Yogi eshte jo vetem nje mesues i mire i Yogas por edhe nje njohes i thelle i natyres njerezore. Mesimet e tija me kane ndikuar pozitivisht ne profesionin tim si Psikologe. Mendja dhe shpirti jane te pandara dhe Yogi i njeh te dyja fushat shume mire.

Malvina Bacaj, Mesuese Yoge

Gjate eventit te kaluar mesova shume teknika te reja nga Yogi, te cilat ua kalova nxenesve te mi. Per jave me rradhe diskutuam qasjen shume njerezore te Yogit dhe si ta perhapim me shume ne Shqiperi kete praktike kaq te shendetshme.

Françeska Alika, Organizatore

Eventi i vitit te shkuar ishte nga ato evente qe te ndryshojne jeten. Une sapo kisha filluar pune me organizatoret e eventit dhe pata shansin te punoj nga afer me Yogin. Pres me padurim eventin e ketij viti sepse e di qe do jete nje eksperince rritese.

Cila Eshte Axhenda Per Ditet e Yoga Fest?

Dita e Pare  

Eventi fillon ne ora 5:00 pasdite. Gjate ores se pare do te kercehet, kendohet, recitohen matrat, do te behet meditim aktiv dhe pasiv, dhe disa teknika te lehta te frymemarrjes (Pranayama).  

Faza e dyte (1.5 ore) do t'i dedikohet Asanas (pozicionet tradicionale te Yogas) dhe do te praktikohet Kundalini Yoga.  

Faza e trete (30 minuta) do t'i dedikohet meditimit.  

Gjate pushimeve do te luhet muzike Indiane, do te flasin te ftuar te ndryshem, mund te konsumohen ushqime dhe pije te lehta nga sponsorat e eventit dhe behen diskutime te hapura.

Dita e Dyte

Eventi fillon ne ora 5:00 pasdite. Ora e pare do te nisi me kercim, disa teknika detoksi per te trupin dhe mendjen per te vazhduar me pas me shume Pranayama (teknika frymemarrje)  

Faza e dyte (1.5 ore) do te praktikohen Asanas dhe meditim Kundalini.  

Ora e fundit do te jete me pyetje-pergjigje rreth spiritualitetit e me pas do te behet relaksim i thelle ne Meditim & Yoga Nidra.  

Gjate pushimeve do te luhet muzike Indiane, do te flasin te ftuar te ndryshem, mund te konsumohen ushqime dhe pije te lehta nga sponsorat e eventit dhe behen diskutime te hapura.  

Nese Keni Pyetje Mund Te Na Kontaktoni Ne:

  •  Adresa: Rruga Sami Frasheri, Qendra Metropol kati i 2 
  •  Numer telefoni: 0674032997
  •  Email: info@realdeal.al

Eventi Sponsorizohet Nga: